Tour Kulturor & Historik

Tradita, Trashëgimia dhe Tregimet Lokale

Zbuloni thesaret e fshehura të Gjakovës përmes një touri kulturor dhe historik që ju çon në zemër të qytetit dhe në rrënjët e identitetit të tij. Vizitoni Çarshinë e Madhe, një pasuri arkitekturore dhe tregtare që pasqyron shpirtin e qytetit ndër shekuj. Hyni në Xhaminë e Hadumit, një simbol i trashëgimisë osmane, dhe mësoni për ndikimin e saj në jetën shpirtërore dhe kulturore të banorëve.

Vizitoni teqetë, kishat, kullat dhe muzeumet lokale, ku rrëfehen histori të gjalla nga periudha të ndryshme historike.

Përjetoni mikpritjen tradicionale të gjakovarëve dhe kuptoni më thellë rolin e Gjakovës si një qendër e rëndësishme kulturore dhe arsimore në rajon.