PAKETAT E UDHËTIMEVE

shëtitje ditore në këmbë

Ture Kulturore Historike

eksperiencat e ushqimit

Udhëtime në Natyrë dhe Ecje
PSE TË VIZITOJMË
GjakovËN?
Aty ku rrëfimet jetojnë në mure dhe koha ecën ngadalë. Rrugët e Gjakovës përmbledhin traditën, ngrohtësinë dhe kulturën në një përvojë që nuk harrohet.

FAQs
Frequently Asked Questions...
Ofrojmë katër lloje përvojash unike:
- Shëtitje ditore në qytet, për të zbuluar Gjakovën përmes rrugicave historike dhe tregimeve lokale
- Ture kulturore & historike, që thellohen në trashëgiminë arkitekturore, artin dhe identitetin
- Eksperienca ushqimore, për të shijuar kuzhinën tradicionale dhe historitë pas çdo recete
- Ecje në natyrë & shtigje malore, për të përjetuar bukuritë e maleve përreth dhe për të rilidhur trupin e shpirtin me natyrën
Ne jemi pjesë e një kalendari të pasur kulturor që përfshin:
- Koncerte të muzikës tradicionale dhe moderne, në hapësira publike dhe amfiteatro
- Evente të trashëgimisë si “Ditët e Shqiptarit” dhe “Ditët e Nëntorit”, që nderojnë historinë dhe identitetin tonë
- Shfaqje folklorike dhe performanca nga ansamble lokale dhe ndërkombëtare, që lidhin brezat përmes këngës dhe vallëzimit
- Ekspozita, tregje artizanale dhe aktivitete për fëmijë, që sjellin komunitetin bashkë në çdo stinë
Është shumë e thjeshtë! Mund të kontrolloni kalendarin tonë të eventeve në faqen zyrtare ose në rrjetet sociale për datat dhe vendndodhjet. Disa aktivitete janë të hapura për të gjithë, ndërsa për të tjerat mund të kërkohet regjistrim ose biletë. Na kontaktoni nëse keni pyetje specifike—jemi gjithmonë të gatshëm t’ju ndihmojmë!